Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani ndërpret bisedimet me gjithë lojtarët

Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini ka konfirmuar se klubi do të ndalojë negociatat për zgjatjen e kontratave me gjithë lojtarët deri në fund të sezonit aktual.

Njoftimi vjen pasi Gianluigi Donnarumma u ka bërë presion drejtuesve të klubit për të ardhmen e tij para ndeshjes së fundjavës së ardhshme ndaj Juventusit.

Milani ishte duke udhëhequr në tabelë për një kohë të gjatë në Serie A, por tani ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli rrezikon të humb vendin edhe në katërshen e parë. Kjo ka shtyrë që Maldini dhe stafi tjetër i ekipit të marrin vendim të heqin dorë nga bisedimet dhe të fokusohen në garën për të siguruar Ligën e Kampionëve.