Milani ka pësuar humbje në shtëpi sonte nga Juventusi, në derbin e xhiros së 16-të të Series A të Italisë, por ka mbetur në krye të renditjes.
Federico Chiesa (18’, 62’) dhe Weston McKennie (76’) shënuan për Juventusin, ndërsa për Milanin realizoi Davide Calabria (41’).
Milani kryeson me 37 pikë pas 16 xhirove, një më tepër se Interi. Roma është e treta me 33 pikë, ndërsa Juventusi i ka 30 pikë nga 15 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm