Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani mposht Cagliarin, shënon Ibrahimoviqi

Pas tre ndeshjeve pa fitore në Serie A, Milani ka arritur të fitojë ndaj Cagliarit në udhëtim.

Rossonerët shënuan fitore prej 2 me 0, transmeton Koha.net.

Golin e parë e shënoi Leao në minutën e 46 pas asistimit nga Castillejo.

Kurse golin e dytë e shënoi Zlatan Ibrahimoviq në minutën e 64 pas asistimit nga Hernandez.

Me këtë fitore Milani arrin në kuotën e 25 pikëve dhe mban vendin e tetë. Derisa në dy pozita më lart Cagliari ka 29 pikë.