Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani, miqësore me Liverpoolin dhe Arsenalin

“La Gazzetta Dello Sport” ka shkruar të shtunën se Milani mund të luajë miqësore kundër Liverpoolit apo Arsenalit gjatë pushimit që do të jetë për shkak të Botërorit.

“Rossonerët” do të stërviten në Dubai, pasi Serie A të dalë në pushim më 13 nëntor, një javë para se të nisë Kupa e Botës në Katar.

Dhe Milani mund të zhvillojë dy miqësore gjatë asaj periudhe. Në Dubai mund të luajë kundër Liverpoolit dhe Arsenalit.

Kampioni në fuqi i Serie A të dielën viziton Torinon.

“Kuqezinjtë” kanë seri prej katër fitoreve rresht në Serie A.

Në Ligën e Kampionëve u duhet të paktën një barazim ndaj Sazlburgut për të kaluar në fazën nokaut.

Artikuj të ngjashëm