Ndeshja në “Emirates” mes Arsenalit dhe Liverpoolit luhet të dielën nga ora 17:30. Derbi i Premier Leagues do të japë më shumë informata rreth dy skuadrave.
Për liderin e Premier Leagues, Arsenalin, është testi i radhës për të treguar nëse është seriozisht në garë për titull kampioni.
Për Liverpoolin është shansi për t’i kthyer rezultatet pozitive, me trajnerin Juergen Klopp që shpreson në gjetjen e formës nga skuadra.
Kjo ndeshje i takon xhiros së dhjetë të Premier Leagues. Më shumë e rëndësishme është për klubin nga “Merseyside”. Liverpooli në xhiron tjetër takohet me Manchester Cityn.
Humbja e pikëve para vizitës së Erling Haalandit me shokë në “Anfield” do ta konfirmonte krizën që Kloppi e ka me ekipin. Gjasat për titull kanë nisur të zbehen që tani.
Edhe
Liverpool - Arsenal, derbi i Premier Leagues
Liverpooli ka humbur vetëm një herë këtë sezon, por ka 11 pikë më pak se Arsenali.
Fitoret e vetme janë ato ndaj Bournemouthit, 9:0, dhe ndaj Newcastlet në kohën shtesë.
Xhiron e kaluar, Liverpooli barazoi në shtëpi me Brightonin, 3:3.
Largimi i Sadio Manes, që iu bashkua Bayern Munichut, ka pasur ndikim. Darwin Nunezit i duhet ende kohë për t’u përshtatur.
Liverpooli ka pasur edhe shumë lëndime.
Gabriel Jesus i Arsenalit është shndërruar në një prej lojtarëve kryesor të Mikel Artetas. Ai ka shënuar pesë gola në tetë paraqitje.
Edhe
Liverpooli luan derbin me Arsenalin, synon tjetër fitore
Realizoi edhe në derbin londinez javën e kaluar, kur Arsenali mposhti Tottenhamin, 3:1.
Arsenali ka shtatë fitore nga tetë ndeshje. U mposht nga Manchester Unitedi.