Arsenali dhe Liverpooli do ta zhvillojnë ndeshjen derbi të xhiros së 23-të të elitës së futbollit anglez.
Liverpooli është lider me 51 pikë pas 22 ndeshjeve, ndërsa ka pesë pikë më shumë se Arsenali i vendit të tretë.
46 pikë i ka edhe Manchester City në pozitën e dytë, por me një ndeshje më pak të luajtur.
Arsenali i ka fituar vetëm dy nga 17 ndeshjet e fundit të ligës kundër Arsenalit. Ato fitore ishin arritur në “Emirates”, në korrik të vitit 2020, dhe në tetor të vitit 2022.
“Revolveristët” vazhdojnë me rekord negativ edhe në pranimin e golave. Ndaj “të kuqve” të Liverpoolit nuk e kanë mbajtur portën e paprekur në 16 ndeshjet e fundit në elitë, dhe kanë pranuar 44 gola.
Edhe
Liverpool - Arsenal, derbi i Premier Leagues
Në të gjitha garat, Liverpooli ka shënuar 53 gola kundër Arsenalit nën drejtimin e trajnerit Juergen Klopp.
Kur luajnë këto dy skuadra, zakonisht shënohen shumë gola. Në ballafaqimet e tyre të ndërsjella në Premier League, Arsenali dhe Liverpooli kanë shënuar 186 gola gjithsej.
Kjo ndeshje e xhiros së 23-të e Premier Leagues zhvillohet të dielën në orën 17:30.
City i vendit të dytë e mbyll këtë javë të elitës angleze të hënën, me duelin në udhëtim te Brentfordi në orën 21:00.
Edhe
Liverpooli luan derbin me Arsenalin, synon tjetër fitore
Manchester Unitedi takohet të dielën në shtëpi me West Hamin në orën 15:00.
Në po të njëjtin orar, Chelsea luan si vendës kundër Wolverhamptonit.