Liverpooli do të luajë dy herë në javën finale të sezonit të Premier Leagues, pasi janë publikuar të mërkurën datat e ndeshjeve të shtyra.
Më 17 maj, Liverpooli do të udhëtojë te Southamptoni, tri ditë pasi luan finalen e Kupës FA kundër Chelseat.
Rivali për titull dhe lideri Manchester City do të ballafaqohet me West Hamin në “London Stadium” më 15 maj, para se të ballafaqohet me Aston Villan më 22 maj.
Nga ndeshjet e muajit prill që janë shtyrë për më vonë, City do të luajë në udhëtim te Wolvesi më 11 maj, që do të thotë se do të zhvillojnë tri ndeshje kampionale në shtatë ditë.
Liverpooli në këtë sezon është në kërkim të katër trofeve, Premier Leagues, Kupës FA dhe Ligës së Kampionëve. Kupën e Ligës apo “Carabao Cup”, veçse e ka fituar.