Liverpooli ka njoftuar se do të mbajë festë në qytet më 29 maj, një ditë pas finales së Ligës së Kampionëve, pavarësisht disfatës apo triumfit në atë garë.
“Të kuqtë” e drejtuar nga Juergen Kloppi janë në garë për t’i fituar edhe dy trofe, pas triumfit në FA Cup dhe Carabao Cup.
Liverpooli shkon në ditën e fundit të sezonit në Premier League me vetëm një pikë më pak se rivali Manchester City.
Nëse City lëshon pikë ndaj Aston Villas dhe Liverpooli mposht Wolverhamptonin, atëherë do t’i gëzohej edhe një titulli tjetër.