Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli e luan finalen e radhës në vikend

Liverpooli do të mundohet t’i mbajë gjallë shpresat për ta mbyllur këtë edicion me katër trofe të fituar.

Të shtunën në orën 17:45, Liverpooli takohet me Chelsean në finalen e Kupës FA.

Skuadra e Juergen Kloppit i ka edhe katër ndeshje në tentimin historik për t’u bërë ekipi i parë anglez që i fiton të gjithë katër trofetë brenda një sezoni.

E mposhti Chelsean në Kupën e Ligës në muajin shkurt dhe arriti në finale të Kupës FA dhe Ligës së Kampionëve, ku do të takohen me Real Madridin më 28 maj.

Asnjë skuadër tjetër angleze nuk i është afruar kaq shumë një suksesi të tillë, por Liverpooli e di po ashtu se gjasat për ta fituar Premier Leaguen kanë nisur të zbehen.

Edhe Në Angli luhen edhe dy gjysmëfinalet e Kupës FA Futboll 3 muaj më parë Në Angli luhen edhe dy gjysmëfinalet e Kupës FA

Manchester City ka tri pikë më shumë se vendi i dytë, Liverpooli, pasi fitoi 5:1 kundër Wolverhamptonit të mërkurën. I duhen edhe katër pikë nga dy ndeshjet e fundit, kundër West Hamit dhe Aston Villas, për ta mbrojtur titullin.

Finalja e Kupës së Ligës mes Liverpoolit e Chelseat ishte dramatike në shkurt. Pa gola përfunduan koha e rregullt dhe vazhdimet, ndërsa “të kuqtë” e Kloppit triumfuan 11:10 në ekzekutimin e penalltive.

Liverpooli dhe Chelsea janë skuadrat e para angleze që takohen në finale të dy kupave vendore në vitin e njëjtë, qëkur Arsenali dhe Sheffield Wednesday e bënë një gjë të tillë në vitin 1993.

Skuadra e Kloppit do të mundohet ta përsërisë suksesin e “revolveristëve”.

Por, në takimin e 60-të të sezonit, lodhja mund të luajë rol te skuadra e Liverpoolit, që shpreson ta fitojë Kupën FA për herën e parë që prej vitit 2006.

Edhe Në Angli luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës FA Futboll 3 muaj më parë Në Angli luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës FA

Për ta mbajtur të freskët skuadrën, Kloppi bëri disa ndryshime të martën në fitoren ndaj Aston Villas, por e ka humbur mesfushorin brazilian, Fabinho, i cili shkaku i lëndimit nuk do të luajë në finale.

Ashtu si Liverpooli, sezoni i Chelseat do të mbyllet me 63 ndeshje të luajtura, dhe lodhja veçse ka nisur të dalë në pah.

Para fitores 3:0 kundër Leedsit, Chelsea kishte vetëm një fitore në pesë ndeshje të ligës dhe e kishte të vështirë të këndellej pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në çerekfinale nga Real Madridi.

Chelsea ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm me pronarin e ri Todd Boehly, që e bleu skuadrën për 4.25 miliardë funte.

Edhe Chelsea – Liverpool, kryendeshja e xhiros në Angli Futboll 9 muaj më parë Chelsea – Liverpool, kryendeshja e xhiros në Angli

Trajneri Thomas Tuchel do të mundohet që ta mbyllë periudhën e Roman Abramoviqit me një trofe të fundit.

Tuchelit mund të mos i luajë kroati Mateo Kovaçiq, pasi mesfushori mori lëndim kundër Leedsit.