Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani mendon për Aurierin

Milani është duke e kërkuar mbrojtësin anësor të Tottenhamit, Serge Aurier si zëvendësim të mundshëm të Andrea Contit, njoftoi "Calciomercato".

Conti pritet t'i bashkohet skuadrës gjermane Werder Bremen në formë huazimi, kështu që krerët e Milanit synojnë të marrin Aurierin për të zëvendësuar Contin, transmeton Koha Ditore.

Aurier ka pasur vetëm tetë paraqitje në Premier League stinorin e kaluar me Tottenhamin. Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë me Tottenhamin ka kontratë deri në vitin 2022.

Mbrojtësi 26-vjeçar te Tottenhami ishte transferuar nga Paris Saint-Germaini në verën e vitit 2017 për 25 milionë euro.