Mbrojtësi i krahut të djathtë, Serge Aurier mund të kthehet te Paris Saint-Germaini në fund të këtij sezoni, përcjellë të enjten “Foot Mercato”.
Mësohet se trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino po insiston në transferimin e Aurierit, me të cilin ka punuar te Tottenhami. PSG-ja për ta kthyer Aurierin në ekip, është e gatshme të ofrojë rreth 12 milionë euro dëmshpërblim. Aurier ishte pjesë e ekipit francez prej vitit 2014 deri në vitin 2017 kur edhe u transferua te skuadra e Tottenhamit, me të cilën ka kontratë deri vitin tjetër. Aurier 28-vjeçar këtë edicion ka 20 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Tottenhamit, ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.
Artikuj të ngjashëm