Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani pas Aurierit

Foto: Reuters

Skuadra nga Serie A, Milani ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të djathtë, Serge Aurier kanë njoftuar të hënën mediumet italiane.

Mësohet se Milani tashmë ka bërë gati ofertën për Aurierin, i cili në janar do të largohet nga Tottenhami për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajneri Mauricio Pochettino.

Aurier këtë edicion i ka vetëm dy paraqitje në Premier League kurse ka kontratë deri në verën e vitit 2022, transmeton “Koha Ditore”. 26-vjeçari, te Tottenhami është transferuar para dy vjetësh nga PSG-ja kurse karrierë ka bërë edhe tek Toulouse e Lensi.

Kartoni i tij, vlerësohet rreth 15 milionë euro kurse Aurier është edhe reprezentues i Bregut të Fildishtë, duke regjistruar deri më tani 51 paraqitje.