Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani me startin më të mirë

Dhjetë ndeshje, nëntë fitore e një barazim është bilanci i Milanit, që është nisja më e mirë e sezonit në historinë e klubit në 67 vjet.

Gjiganti nga Serie A i ka pasur të njëjtat shifra edhe në edicionin 1954/55.

Meritor për këtë sukses është francezi Olivier Giroud, i cili të martën mbrëma e shënoi golin e fitores në minutën e 14-të, në duelin kundër Torinos. Te Torino nga minuta e 74-rt luajti Mërgim Vojvoda, derisa në bankën rezervë ishte Etrit Berisha.

“Jam shumë krenar me lojtarët të cilët japin gjithçka në aspektin shpirtëror, të guximit dhe të energjisë”, ka thënë trajneri Stefano Pioli pas ndeshje

Artikuj të ngjashëm