Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vetëm barazim për Milanin

Milani ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për titull të kampionit në Serie A.

Milani të dielën mbrëma luajti pa gola në udhëtim te Torino, në kuadër të xhiros së 32-të të kampionatit italian.

Milani mbetet lider me 66 pikë, dy më shumë se Interi. Por Interi ka një ndeshje më pak të luajtur. Napoli i vendit të tretë po ashtu i ka 66 pikë nga 32 ndeshje.

Etrit Berisha e mbajti të paprekur portën e Torinos. Mërgim Vojvoda luajti në krahun e majtë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 84-t.