Drejtori sportiv i Milanit, Ricky Massara, ka thënë se synimi i klubit është vazhdimi i kontratave me Olivier Giroudin dhe Rafael Leaon.
“Ne duam të gjejmë një zgjidhje për të zgjatur kontratat e Leaos dhe Giroudit, ashtu siç kemi rënë dakord tashmë për marrëveshjet me disa lojtarë”, ka thënë Massara, raportojnë mediume të ndryshme italiane të hënën. Francezi Giroud me Milanin ka kontratë deri në fund të sezonit, kurse portugezi Leao deri në verën e vitit të ardhshëm.
Giroud 36-vjeçar me Milanin në sezonin aktual në Serie A ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar katër herë, ndërsa Leao 23-vjeçar ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime në elitën e futbollit italian. Të dy futbollistët luajnë në fazën e sulmit.