Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani kërkon ish-portierin e Bayernit

Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për portierin e Napolit, spanjollin Pepe Reina, përcjell sajti italian "Tuttomercatoweb".

Milani tashmë ka kontaktuar Reinan, të cilit është i gatshëm t'i ofrojë parakontratë në janar për ta transferuar në fund të këtij edicioni si futbollist të lirë, transmeton Koha Ditore.

Reina shihet si opsion i mirë nga drejtuesit e Milanit, të cilët frikësohen se në fund të edicionit do të mbesin pa portierin Gianluighi Donnarumma.

Milani është i gatshëm që Reinas t'i ofrojë kontratë dyvjeçare, me pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh. 35-vjeçari krahas Napolit karrierë ka bërë edhe te Bayerni, Liverpooli, Villarreali e Barcelona.

Artikuj të ngjashëm