Valencia nuk ka arritur që ta transferojë portierin e Milanit, Pepe Reina. Ish-portieri i Spanjës ka vendosur që t’i bashkohet Lazios.
Portieri spanjoll, siç shkruan “Marca”, ka pranuar t’i bashkohet klubit nga Roma pasi nuk ka dashur ta presë më skuadrën spanjolle, raporton KOHA.
Reina, i cili këtë muaj do ta festojë ditëlindjen e 38-të, karrierën e nisi në Barcelonë para se të kalonte te Villarreali. Por, kujtimet më të mira i ka me skuadrën e Liverpoolit, te e cila qëndroi nëntë vjet, prej vitit 2005 deri në vitin 2014.
Ka luajtur edhe për Bayern Munichun dhe Napolin para se të kalonte te gjiganti milanez para dy vitesh.