Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani ka ende shpresë për të hyrë në top-katërshe

Shanset e Milanit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër janë në dyshim, por tani po mban shpresa në rastin gjyqësor të Juventusit për heqjen potenciale të pikëve.

Juventusit fillimisht iu hoqën 15-të pikë, por ato iu kthyen. Tani do të mbahet tjetër seancë dhe ka mundësi që heqja e pikëve të ndodhë sërish.

Mediat italiane kanë thënë se Juventusi rrezikon heqjen e nëntë pikëve.

Juventusi, që u mposht nga Sevilla në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, megjithatë, do të provojë ta fitojë ndeshjen në udhëtim tek Empoli që luhet të hënën në orën 20:45. Fitorja do t’ia siguronte Juventusit zyrtarisht pjesëmarrjen në Champions edicionin tjetër, në rast se nuk ka ndonjë dënim për “Zonjën e Vjetër”. Juventusi i ka fituar pesë ndeshjet e fundit në udhëtim tek Empoli, nën drejtimin e Massimiliano Allegrit.

Do të jetë edhe ndeshja e fundit e xhiros së 36-të në elitën e futbollit të Italisë.

Juventusi momentalisht ka 69 pikë në pozitën e dytë, tri më shumë se Interi i vendit të dytë, katër më shumë se Lazio i vendit të katërt, dhe tetë më shumë se Milani i vendit të pestë.

Edhe Milani u eliminua nga Liga e Kampionëve në gjysmëfinale nga Interi.

Edhe Garë e fortë për pozitat e kreut në Serie A Futboll Garë e fortë për pozitat e kreut në Serie A

Ndeshjen në kuadër të Serie A, e luan të shtunën në ora 20:45 kur në shtëpi e pret Sampdorian që tashmë ka rënë në Serie B. Është në pozitën e fundit me 18 pikë.

Milanit i duhen tri fitore në tri ndeshjet e fundit për të shpresuar për një vend në Champions, por ende nuk e ka të sigurt kualifikimin.

Napoli që është kampion i këtij edicioni në Serie A, do të luajë kundër Interit të dielën nga ora 18:00, kurse Lazio luan në udhëtim tek Udinese po në të njëjtën ditë, por në orën 20:45.