Interi do ta kthejë vëmendjen në Serie A për titull kampioni pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. “Nerazzurrët” të dielën nga ora 20:45, takohen me Napolin në ndeshjen e fundit të xhiros së 29-të të elitës italiane.
Edhe Napoli u eliminua nga Championsi, pasi u mposht nga Barcelona, ndërsa Interi u eliminua nga Atletico Madridi pas ekzekutimit të penalltive.
Megjithatë, në Itali pas 28 ndeshjeve të luajtura, Interi ka qenë pa konkurrencë. Ka 75 pikë, kurse Napoli në vendin e shtatë ka 44 pikë.
Deri në fund të garës në Serie A kanë mbetur edhe dhjetë xhiro për t’u luajtur.
Milani është i dyti me 16 pikë më pak, ndërsa Juventusi është i treti me 58 pikë.
Interi bëhet kampion nëse i arrin vetëm edhe pesë fitore.
Milani të dielën nga ora 15:00 zhvillon ndeshjen me Veronën në udhëtim, kurse Juventusi e pret Genoan të dielën në mesditë.
Për shkak se Juventusi e ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit, ka mbetur me 17 pikë prapa Interit në pozitën e tretë.