Juventusi, Roma apo Lazio?
Cila prej këtyre skuadrave do të luajë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm?
Kjo do të mësohet të dielën mbrëma. Nga ora 20:45 janë ndeshjet që vendosin për skuadrën e fundit që kualifikohet në Champions nga Serie A, por edhe për skuadrat që bien në Serie B.
Të dielën nga ora 20:45 janë gjashtë ndeshjet e fundit të këtij edicioni të kampionatit italian.
Tri skuadra italiane tashmë kanë siguruar Championsin, ndërsa e katërta caktohet në “finalet” e së dielës.
Juventusi është në pozitën më të mirë. Është në vendin e katërt me 67 pikë. Juve luan në udhëtim ndaj Venezias, që i duhet fitorja për të shpresuar për mbetje në elitën italiane. Venezia është e parafundit me 29 pikë. Nga 31 pikë i kanë Lecce në vendin e 17-të dhe Empoli në vendin e 18-të.
Roma i ka 66 pikë në vendin e pestë, ndërsa luan në udhëtim ndaj Torinos. Torino është në vendin e 11-të me 44 pikë dhe do të përfundojë në mesin e tabelës. Ndeshje vendimtare është ajo mes Lazios dhe Lecces. Lazio është e gjashta me 65 pikë. I duhet fitorja ndaj Lecces dhe po ashtu dështimi i Juves e Romës për kualifikim në Champions.
Edhe
Katër klube luftojnë për dy vende të Championsit në Itali
Edhe më të rëndësishme janë pikët për Leccen, që do të mundohet ta shmangë rënien. Tri skuadrat e fundit kalojnë në Serie B.
Empoli – Verona është tjetër ndeshje vendimtare për skuadrën vendase. Edhe Empoli shpreson të mbetet në Serie A. Parma është po ashtu e rrezikuar. I ka 33 pikë në vendin e 16-të. Në rast të fitoreve të Lecces dhe Empolit dhe humbjes së Parmas, kjo e fundit bie. Parma luan në udhëtim ndaj Atalantas që përfundon e treta.
Janë pra gjashtë ndeshje, secila më e rëndësishme se tjetra.