Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani interesohet për Zarachon

Milani ka shprehur interesim për të transferuar futbollistin e Racing Club, Matias Zaracho, bëri të ditur “Calciomercato.com” të dielën.

Performanca e Zarachos me Racingun i ka rënë në sy drejtorit sportiv të Milanit, Ricky Massara. Mirëpo, 21-vjeçari ka një klauzolë për lirim në vlerë prej 25 milionë eurosh, derisa skuadra “rossonere” nuk mendon të paguajë më tepër se 18 milionë euro, transmeton “Koha Ditore”.

Mesfushori ofensiv ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar pesë në 63 ndeshje për klubin e tij.

Ai më herët ka luajtur me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez te Racing Club. Ai ndihmoi Racingun që të fitojë titullin e Argjentinës stinorin e kaluar.