Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani interesohet për Asllanin

Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për sulmuesen e Real Madridit, Kosovare Asllani, kanë raportuar mediume të ndryshme në Itali.

Te skuadra italiane presin ta zëvendësojnë Valentina Giacintin me sulmuesen e Suedisë.

Asllani 32-vjeçare është pjesë e realit prej vitit 2020, ndërsa ka shënuar 17 gola në 33 paraqitje.

Asllani vlerësohet lidere te skuadra madrilene. Ajo është e kënaqur me klubin mbretëror, duke synuar shumë trofe.