Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asllani ëndërron të luajë në “San Siro”

Kosovare Asllani është pjesë e skuadrës së Milanit në konkurrencën e femrave dhe vlerësohet si një prej lojtareve më të mira.

Ajo së fundmi iu bashkua skuadrës “rossonere” nga skuadra e Real Madridit.

Ndërsa, ëndërron që një ditë të luajë në stadiumin “San Siro”.

“Kush nuk do të kishte dëshirë të luajë në ‘San Siro’? Mendoj se hapja e stadiumeve të mëdha për ne do të ishte hapi i radhës. Futbolli i femrave duhet të ketë më shumë hapësirë. Jam e sigurt se tifozët do të dëshironin që të na shihnin të luanim në stadiume të mëdha, sepse ne jemi pjesë e Milanit dhe nëse të pëlqen futbolli, të pëlqen në çdo mënyrë. Futbolli nuk ka gjini”, është shprehur Asllani.

Asllani ka katër gola me Milanin.