Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, e ka bërë të qartë se klubi nuk do të bëjë blerje gjatë janarit, por ka insistuar se kuqezinjtë nuk kanë paguar më shumë se ç’duhet gjatë verës.
Milani bëri revolucion në ekip gjatë verës, por është 12 pikë larg vendit që siguron Ligën e Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Freskimi [i ekipit] është faktor i rëndësishëm”, ka thënë Mirabelli për Gazzetta dello Sport. “Këtë vikend do të jem në Gjermani për t’i shikuar disa lojë. Po flas për përditësim, jo për tregun e transferimeve”.
“Nuk do të bëjmë asgjë, po ua them këtë si informatë zyrtare. Mund të ketë largime, por këto janë gjëra të vogla”, ka shtuar ai.
“Një prej emrave që po qarkullon, njëri që ka oferta konkrete është Gustavo Gomez. Por pasi keni blerë 11 lojtarë, a mendoni se është e drejt të blesh të 12-in? Patëm një kampanjë të mirë gjatë verës dhe do të ketë kohë për gjithçka”.