Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milanit të ringjallur po i mungojnë golat

milani, sport, futboll, serie a

Milani është klub i ringjallur si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Tre vjet më parë Milani përfundoi në vendin e pestë në Serie A dhe u desh të tërhiqej nga edicioni i ardhshëm i Ligës së Evropës për shkak të shkeljeve të “fair-playt” financiar të UEFA-s.

Kjo erdhi disa muaj pasi kompania “Elliot Management” e mori drejtimin e klubit dhe trashëgoi 164 milionë euro borxhe nga pronari kinez, Li Yonghong.

Milani aktualisht është në krye të tabelës së Serie A dhe pritet që ta përfundojë periudhën njëmbëdhjetëvjeçare pa fituar titull, ndërsa marrëveshjet e reja vazhdojnë ta përmirësojnë gjendjen financiare.

Klubi të enjten nënshkroi marrëveshjen e 28-të të partneritetit në dy vjetët e fundit. Firmosi me videokompaninë japoneze, “Konami”.

Edhe Milani synon lavdinë e vendit pas dështimit në Evropë Sport 4 v. më parë Milani synon lavdinë e vendit pas dështimit në Evropë

Milani barazoi kundër Bolognas të hënën, por ende vazhdon të mbetet në krye të tabelës me një pikë para Napolit të vendit të dytë dhe katër pikë para kampionit në fuqi Interit, që e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Milani udhëton te Torino të dielën, vetëm pak kohë pasi Napoli e pret Fiorentinan. Interi luan kundër Veronas të shtunën.

Me vetëm shtatë ndeshje deri në fund, Milani duhet ta gjejë një zgjidhje të shpejtë pasi po ngec në shënimin e golave.

Kundër Bolognas skuadra pati 33 gjuajtje në portë, por nuk shënoi. Milani ka shënuar vetëm katër gola në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, nga 103 tentime.

“Për fat të keq është një periudhë ku po krijojmë shumë, por nuk po i konkretizojmë shanset tona”, ka thënë trajneri i Milanit, Stefano Pioli.

“Do të duhej të ishte vikend i mirë për ne në letër, por në fakt ne nuk e shfrytëzuam avantazhin. Ndeshja e radhës kundër Torinos do të jetë e vështirë, por duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Milani ka shënuar 10 gola në 10 ndeshjet e fundit të ligës. Realizoi 46 herë në 21 ndeshjet e para të Serie A këtë edicion.

Olivier Giroud nuk ka shënuar për më shumë se një muaj dhe goli i fundit i Zlatan Ibrahimoviqit ishte shënuar në fillim të janarit edhe pse sulmuesi veteran kishte pasur probleme me lëndime.

Edhe Milani po dëshmon se nuk është i varur nga Ibrahimoviqi Sport 4 v. më parë Milani po dëshmon se nuk është i varur nga Ibrahimoviqi

Në mesin e sulmuesve të rinj, Rafael Leao shënoi i fundit në muajin shkurt, ndërsa Brahim Diazi nuk ka realizuar prej muajit shtator.

“Jemi shumë të frustruar për momentin”, ka thënë Giroud. “Por ne do të punojmë fort këtë javë për ta fituar ndeshjen e ardhshme”.