Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani tërhiqet nga gara për Gomezin

Milani është tërhequr nga gara për transferimin e mesfushorit të Atalantas, Papu Gomez.

Argjentinasi pritet të largohet nga Atalanta në janar, pas përplasjes që ka pasur me trajnerin, Gian Piero Gasperini.

“Corriero della Sara” raporton se Milani ka qenë favorit, por pas rivlerësimit të objektivave për afatin e janarit, ka vendosur të heq dorë.

Për Gomezin po interesohet Interi, që tani shihet si favorit, por në garë janë edhe Roma e Napoli.

Artikuj të ngjashëm