Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gomezi refuzon dy ekipe nga Serie A

Mesfushori Papu Gomez që pritet të largohet nga Atalanta gjatë afatit kalimtar të janarit, ka refuzuar ofertat e dy skuadrave tjera nga Serie A. Mediumet italiane kanë raportuar të premten se Fiorentina dhe Torino ishin të gatshme të paguajnë dhjetë milionë euro për kartonin e Gomezit por futbollisti po preferon ti bashkohet një ekipi që ka prentendime më të mëdha dhe lufton për trofe.

Gomezi do të largohet nga Atalanta për shkak se ka prishur raportet me trajnerin Gian Piero Gasperini dhe ka humbur vendin e titullarit në ekipin ku e bartë shiritin e kapitenit. Gomez ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2022 kurse këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat. Më herët, ishte raportuar se interesim për Gomezin kanë treguar Interi, Juventusi e Milani.

Artikuj të ngjashëm