Milani i është bashkuar garës për ta transferuar yllin e Leipzigut, Cstophhrier Nkunku, ka shkruar “Calciomercato” të shtunën.
Për 24-vjeçarin është interesuar një numër i madh i skuadrave të njohura evropiane, përfshirë Bayern Munichun, Barcelonën dhe Manchester Unitedin.
Leipzigu nuk do ta lërë të lirë Nkunkun për më pak se 60 milionë euro në fund të sezonit, ndërsa Milani është duke konsideruar që t’i ofrojë atij një rrugë alternative.
Sulmuesi francez ka shënuar 30 gola dhe ka 20 asistime në 47 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.