Milani ka fituar dramën ndaj Lazios, të zhvilluar të dielën në “Olimpico”. Milani fitoi me rezultatin 2:1.
Fitorja e “rossonerëve” erdhi në minutat shtesë të ndeshjes. Shënoi Sandro Tonali pas asistimit të Zlatan Ibrahimoviqit. Tonali mposhti Thomas Strakoshën me goditje nga afërsia pas një reagimi të zbehtë të mbrojtjes.
Me këtë fitore Milani kthehet në krye të tabelës në Serie A. I ka 74 pikë pas 34 ndeshjeve. Interi është në vendin e dytë me 72 pikë nga 33 ndeshje.
Te Lazio në këtë takim me disa pritje vendimtare u veçua Strakosha.
Elseid Hysaj u inkuadrua në minutën e 80-të.
Edhe
Milani kthehet te fitorja, shënojnë Pavloviq e Leao
Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Ciro Immobile në minutën e katërt.
Milani barazoi në minutën e 50-të me Oliver Giroud, pas asistimit të Rafael Leaos.