Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani fiton ndeshjen e tensionuar me Lazion

Milani ka fituar në udhëtim te Lazio të premten mbrëma.

Ndeshjen e xhiros së 27-të të Serie A të Italisë, Milani e fitoi me rezultatin 1:0.

Lazialët këtë ballafaqim e mbyllën me tre futbollistë më pak në fushë.

Luca Pellegrini u përjashtua nga loja në minutën e 57-të, pas kartonit të dytë të verdhë.

Rafael Leaos iu anulua një gol në minutën e 76-të për pozitë jashtë loje, kurse Noah Okafor, shënoi për 1:0 në minutën e 88-të.

Adam Marushiq në minutën e 95-të dhe Matteo Guendouzi dy minuta më pas, u përjashtuan direkt me të kuq.

Edhe Milani fiton derbin dramatik ndaj Lazios, del në vend të parë Futboll Milani fiton derbin dramatik ndaj Lazios, del në vend të parë

Elseid Hysaj u inkuadrua në minutën e 60-të te Lazio.

Milani me këtë fitore tani ka 56 pikë në vendin e tretë, kurse Lazio ka 40 pikë.