Klubi italian ka zyrtarizuar marrëveshjen me drejtorin e ri sportiv të skuadrës.
Milani ka kompletuar listën e drejtuesve të klubit, duke emëruar sot Frederic Massaran, i cili do të zëvendësojë të larguarin Leonardo.
Massara ka punuar disa vite te Roma në rol drejtues dhe tani do ta vazhdojë karrierën te Milani.
Paolo Maldini i cili ka insistuar në ardhjen e tij tek Milani, është shprehur shumë i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë Massara, transmeton kp.
“Jemi shumë të lumtur të mirëpresim Frederic Massaran në ekipin tonë të punës”, ka thënë Maldini.
Me drejtorin sportiv në bord tani Milani do të nisë rrugëtimin për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm në mënyrë që të krijohet një skuadër e cila do të mund të kthehet në Ligën e Kampionëve.