Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maldini zyrtarisht rikthehet te Milani

Milani ka filluar një epokë të re për ngritjen e klubit në nivelin më të lartë të futbollit evropian.

E për këtë ka rikthyer në klub legjendën Paolo Maldini, transmeton Koha.net.

Përmes faqes zyrtare Milani ka konfirmuar se ish-mbrojtësi i saj nga sot është bërë drejtor për Strategji dhe Zhvillim Sportiv, rol ky i krijuar tani nga Milani.

“Pranon rolin e ri të krijuar të drejtorit për Strategji dhe Zhvillim Sportiv. Legjenda Maldini bëhet një figurë kyçe për epokën e re të klubit”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.


Maldini afër që të marrë një rol drejtues te Milani

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini duket se më në fund është bindur për t’u kthyer në klubin ku ka luajtur përgjatë gjithë karrierës.

Maldini duket vetëm një hap larg përfshirjes në stafin e ri drejtues të Milanit, duke u kthyer kështu në atë që për 25 vite ka qenë shtëpia e tij sportive.

Për ish-kapitenin e “rossonerëve” është gati një rol drejtues, shpallja e të cilit pritet të bëhet i ditur më vonë.

Pas këmbënguljes nga Leonardo, por edhe nga pronarët e rinj të Milanit, dy vite pas refuzimit që Maldini i tha ofertës së Yonghong Li, ai vendos të pranojë, transmeton kp.

Tashmë situata ka ndryshuar, qëndrueshmëria e garantuar nga fondi “Elliott” duket se e ka bindur edhe ish-kapitenin e klubit.

Nga sa raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë për një rol si zëvendës president operacional, më shumë sesa një drejtor sportiv, pozicion për të cilin ish-kapiteni nuk është mësuar.

Artikuj të ngjashëm