Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Milani e Napoli mund ta fitojnë Serinë A”

Foto: Reuters

Milani dhe Napoli mund ta fitojnë titullin e Serisë A në këtë edicion, sipas ish-trajnerit të Milanit, Christian Abbiati.

43 vjeçari, që ka fituar tre herë ligën, një Kupë të Italisë dhe një Ligë të Kampionëve gjatë kohës së tij me Rossonerët beson se Milani dhe Napoli janë pretendentë për titull këtë edicion, transmeton KOHA.

Lideri i Serisë A, Milani, udhëton në San Paolo të dielën, në kërkim të pikëve të plota për të qëndruar në krye të tabelës.

“Do të thosha se ata mund të luftojnë për vendin e parë deri në fund. Do të jetë një kampionat i mirë, me katër apo pesë garues dhe këta janë në mesin e tyre. Por, edhe nëse Milani fiton këtë takim harrojeni Scudetton, është shume herët tani”, ka thënë Abbiati për La Gazzetta dello Sport.