Gara në Serie A të Italisë vazhdon menjëherë të martën.
Prej orës 18:30 është ndeshja mes Lecces dhe Napolit, ndërsa nga ora 20:45 përballen Atalanta e Milani.
Atalanta – Milan është prej ndeshjeve kryesore të xhiros së nëntë të elitës italiane të futbollit.
Të dy skuadrat kërkojnë pikët për të vazhduar garën për pjesën e epërme të tabelës.
Milani aktualisht është i treti me 17 pikë, një më pak se Napoli e Roma që mbajnë dy pozitat e para. Atalanta është e shtata me 12 pikë.
Të premten Milani me shumë mund shmangu disfatën nga Pisa. Luajti 2:2 në shtëpi. Kuqezinjtë megjithatë janë pa disfatë në kampionat që nga 23 gushti.
Atalanta fitoren e fundit e ka shënuar më 21 shtator. Prej atëherë i ka katër barazime rresht në Serie A.
Kampioni në fuqi, Napoli synon ta mbajë kreun, ndërsa për këtë i duhet fitorja ndaj Lecces.
Lecce është në kërkim të pikëve që do ta largonin nga pjesa e poshtme e tabelës. Aktualisht e mban vendin e 16-të me vetëm gjashtë pikë.
Të mërkurën luhen gjashtë ndeshje të xhiros së gjashtë, ndërsa të enjten janë dy të tjera.