Milani është në kërkim të një mbrojtësi të ri dhe synon që ta transferojë Emersonin nga Barcelona.
“Rossonerët” kanë provuar që të njëjtin mbrojtës ta transferonin edhe në verë, por nuk është arritur marrëveshja mes ekipit italian e atij spanjoll.
22-vjeçari Emerson, mbrojtës i krahut të djathtë, aktualisht është pjesë e Real Betisit, si i huazuar nga “blaugrana”.
Ai i ka zhvilluar 22 ndeshje në të gjitha garat sivjet, ndërsa ka një gol të shënuar e dy asistime.
Artikuj të ngjashëm