Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico interesohet për Emersonin

Skuadra e Atletico Madridit ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, Emerson Royal. Bëhet e ditur se Atletico po përgatit ofertën për ta transferuar Emersonin nga skuadra e Tottenhamit në fund të këtij sezoni. Për shërbimet e brazilianit, Atletico pritet të ofrojë rreth 30 milionë euro, ofertë që pritet të pranohet nga ekipi anglez.

23-vjeçari para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Tottenhamit nga Barcelona dhe me ekipin nga Premier League ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Këtë edicion, Emerson ka një asistim në 33 paraqitje në të gjitha garat për Tottenhamin.

Ai në Evropë, karrierë ka bërë edhe te Real Betisi.

Artikuj të ngjashëm