Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani afër marrëveshjes me Theon

Klubi nga Serie A, Milani është afër vazhdimit të kontratës me mbrojtësin Theo Hernandez.

Marrëveshja aktuale e 24-vjeçarit skadon në vitin 2024 dhe deri më tani ka pasur diskutime të shumta rreth rinovimit.

Por sipas mediave italiane, “Rossonerët” kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij edhe për dy vite të tjera.

Hernandez thuhet se do të shohë gjithashtu që paga e tij vjetore të rritet në 5 milionë euro.

24-vjeçari këtë edicion me “kuqezinjtë” në 12 ndeshje të zhvilluara ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime.

Artikuj të ngjashëm