Francezi Theo Hernandez ka konfirmuar se ka nisur bisedimet me skuadrën e Milanit për vazhdimin e kontratës. “Jemi në rrugën e duhur për të vazhduar kontratën me Milanin. Jemi në bisedime dhe deri më tani gjithçka ka shkuar siç është më së miri. Jam shumë i lumtur këtu që nga dita ime e parë”, deklaroi Theo.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024.
Ai pritet të mbetet te “Rossonerët” deri në vitin 2026. Këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asistime.