Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mikpritja “e çmendur” për yjtë, traditë në Turqi

Është një pamje e zakonshme që tashmë është bërë ritual. Një lojtar i huaj që vendos të firmosë me një ekip futbolli nga Turqia, në momentin që futet në sallën e ardhjeve në Aeroportin e Stambollit, përshëndetet ngrohtë nga mijëra tifozë të mbledhur.

Megjithatë, kjo përshëndetje nuk është e zakonshme. Tifozët këndojnë, brohorasin dhe në duar mbajnë parulla me emrin dhe fotografinë e lojtarit, përcjell Koha Ditore shkrimin e AFP.

Po ashtu, lëshojnë edhe fishekzjarrë për ta bërë atmosferën "të çmendur". Lojtari ballafaqohet me shumë tifozë, të cilët duan ta përqafojnë derisa të futet në makinën që e pret jashtë aeroportit për ta dërguar në klub, ku më pas firmos kontratën.

Bëhet fjalë, kryesisht, për futbollistë të njohur të Evropës dhe Amerikës Latine, të cilët sigurojnë transferimin në Superligën e Turqisë në vitet e fundit të karrierës.

Ata tërhiqen nga pagat e larta dhe taksat e ulëta në një ligë të fortë e konkurruese...(më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm