Gledi Mici ka vazhduar kontratën me kampionin e Kosovës, Prishtinën, edhe për tri vjet.
Futbollisti nga Shqipëria, që u transferua një vit më parë nga Shkëndija e Tetovës, luajti 38 ndeshje zyrtare me Prishtinën, ndërsa shënoi një gol e asistoi dy tjera.
Ai së fundi ishte ftuar nga përfaqësuesja e Kosovës për miqësoret e qershorit, por më pas u lejua nga seleksionuesi Bernard Challandes, pas kërkesës së Prishtinës.
“Ndihem shumë mirë dhe i vlerësuar në ekip, me qytetin dhe tifozët, prandaj vazhdimin e kontratës e kisha vendim të lehtë. Shpresoj të vazhdojmë me sukses në paraqitjen në Evropë dhe me tjetër titull kampioni në edicionin e ardhshëm”, ka thënë Mici.