Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gledi Mici, nga Shkëndija në Prishtinë

Prishtina ka kofirmuar transferimin e mbrojtësit Gledi Mici.

“Ish-futbollisti i Kamzës (2009-2012), Flamurtarit të Vlorës (2012-2014), Kukësit (2015/16), Skënderbeut (2016-2018) dhe së fundi Shkëndijës nga Tetova (2018-2020), i bashkëngjitet fanellës bardhekaltër nga Prishtina”, thuhet në njoftimin e klubit kosovar.

Mici, 29 vjeç, i lindur më 06.02.1991 në Tiranë, ka qenë ish-reprezentues i kategorive U17 dhe U21 të Shqipërisë dhe me gjithë ofertat e shumta anekënd Kosovës dhe Shqipërisë, ai vendosi për klubin e Prishtinës.

“Është e vërtet se kam pasur oferta, por isha i fokusuar diku në Turqi apo Greqi. Gjithsesi tani gjithçka ka përfunduar dhe jam pjesë e Prishtinës duke pasur tërë fokusin në suksesin në ambientin e ri”, ka thënë Mici. “Aq sa di, Prishtina është vet futbolli i Kosovës, emri më i madh në vend, por me titullin e munguar dhe unë dua të provoj këtë sfidë të re, të sjelli suksesin ndaj ambicieve të klubit. Pres që të jap maksimumin dhe karshi kësaj në fund të sjellim titullin”.

Ai te Prishtina gjenë ish-bashkëlojtarët, Abazi e Lilaj.

“Në Prishtinë kam gjetur bashkëlojtarët e dikurshëm në Skënderbe, Abazin, Lilajn dhe patjetër që do të ndihem dhe komod si në shtëpinë time në krah të tyre e që veçmas i çmoj për djem të mirë fantastik, përveç si futbollistë cilësorë”, thotë ai.