Mbrojtësi i krahut të djathtë, Thomas Meunier pritet që karrierën ta vazhdojë në Angli.
Belgu pritet që gjatë kësaj vere t’i bashkohet Tottenhamit si futbollist i lirë kur edhe i skadon kontrata me Paris-Saint Germainin, njoftojnë të martën mediat britanike.
Tottenhami tashmë i ka ofruar Meunierit kontratë katërvjeçare që së shpejti pritet të zyrtarizohet. 28-vjeçari, pëlqehet nga trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho që e sheh si përforcim të duhur për repartin e mbrojtjes.
Meunier është reprezentues i Belgjikës. Interesim për shërbimet e tij kanë treguar edhe Liverpooli e Manchester Unitedi.