Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Metro man”, sensacioni i famshëm i Botërorit

Një i ri nga Kenia është bërë i preferuari i fansave në Kupën e Botës, falë metodën së tij kreative për t'i drejtuar njerëzit në stacionin e metrosë.

Abubakr Abbass, është 23-vjeçari që po pëlqehet nga të gjithë dhe është bërë sensacion aksidental i mediave sociale gjatë turneut të Katarit.

I ulur në karrige të tenisit dhe me një gisht të madh të krijuar nga shkuma, ai udhëzon qindra fansa që vizitojnë tregun për në stacionin e metrosë me megafon.

“Metro? Është këtej. Metro? Është këtej”, është këshilla e tij që tashmë është bërë një frazë e famshme.

“Ne e duam atë. Ne e duam djalin e metrosë”, tha një tifoz.

Edhe Lojtarët e Kongos me kërkesë të veçantë lidhur me tifozin unik Futboll Lojtarët e Kongos me kërkesë të veçantë lidhur me tifozin unik

Nuk dihet shumë për Abbassin, por ylli misterioz i rrjeteve sociale po lavdërohet dhe pëlqehet nga të gjithë.

Abbass, tani po frymëzon punëtorë të tjerë, që tashmë kanë filluar të bartin gishtin e madh të shkumës dhe po iu ofrojnë fansave udhëzime në mënyra kreative.