Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messit edhe një javë i përfundon kontrata te Barça, “bisedimet vazhdojnë”

Barcelona dhe Lionel Messi janë ende në bisedime, por larg marrëveshjes për zgjatje të kontratës, ka konfirmuar të mërkurën mediumi “Goal”.

Marrëveshja e Messit në Camp Nou skadon në fund të qershorit, duke e bërë atë lojtar të lirë që nga 1 korriku.

Edhe pse Barça është optimiste për marrëveshjen me Messin, asnjë hap i madh për kontratën e re s’ka ndodhur.

Përpos diskutimeve zyrtare, “Goal” ka mësuar se Blaugrana ende s’ka bërë ndonjë ofertë në drejtim të Messit.

Presidenti i Barçës, Joan Laporta, dhe Jorge Messi, babai e agjenti i Messit, janë në dialog të vazhdueshëm për marrëveshjen e re.

Edhe Laporta konfirmon bisedimet për Messin Sport Laporta konfirmon bisedimet për Messin

Messi, në ndërkohë, është i fokusuar në Copa America, ku po garon me Argjentinën.

33-vjeçari s’e ka prioritet pagën. Ai ka kërkuar nga Barcelona që të sigurojë ekip garues në kërkim të titujve të mëdhenj.