Seria unike tetëvjeçare e Lionel Messit në Ligën e Kampionëve është ndalur më në fund.
Për herë të parë brenda gjithë këtyre viteve dhe 63 ndeshjeve si titullar, Messi është zëvendësuar pasi ka qenë titullar në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Serie e tij nisi më 21 tetor të vitit 2014, dhe, që atëherë, argjentinasi ka zhvilluar 90 minuta në çdo ndeshje ku ai ka qenë titullar në gara evropiane.
PSG-ja e mposhti 2:1 Juventusin në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve falë dy golave të realizuar nga Kylian Mbappe, por Messi mungoi në gjashtë minutat e fundit për shkak të zëvendësimit.
Gjatë kësaj periudhe tetëvjeçare, Messi e fitoi Ligën e Kampionëve, dy herë ka shkuar në 1/8 e finales, katër herë në çerekfinale dhe dy herë në gjysmëfinale.
Messi është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve me 125 gola në 157 ndeshje.