Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe dy rekorde për Messin

Lionel Messi, me golin e shënuar në fitoren e Paris Saint-Germainit në udhëtim te Maccabi Haifa 3:1, theu dy rekorde në Ligën e Kampionëve.

Goli i Messit i realizuar në minutën e 36-të ka bërë që argjentinasi të bëhet futbollisti i parë në histori që realizon të paktën një herë në 18 sezone rresht në “Champions”.

Argjentinasi e kaloi në këtë statistikë Benzeman, që ka shënuar gola në 17 kampanja rresht të Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo, që luan me Manchester Unitedin në Ligën e Evropës, ka realizuar në 16 sezone të njëpasnjëshme.

Messi ka 126 gola në Ligën e Kampionëve, ndërsa Ronaldo ka 141 sipas statistikave zyrtare të UEFA-s.

Ai u bë futbollisti i parë që shënon ndaj 39 skuadrave të ndryshme në Ligën e Kampionëve.