Lionel Messi u fishkëllye nga tifozët e PSG-së të dielën përpara se skuadra parisiene të pësonte disfatë në shtëpi nga Lyoni. Messi u vërshëllye gjatë shfaqjes së emrit të tij në ekranin e madh, para se të fillonte derbi francez.
Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” është pranë largimit nga Parisi. Argjentinasi është lidhur me një kthim të mundshëm te Barcelona. Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën ka refuzuar vazhdimin e kontratës me PSG-në.
35-vjeçari pjesë e parisienëve është prej vitit 2021, ndërsa ka kontratë deri në qershor të këtij viti. Ai është prej lojtarëve më të dalluar te PSG-ja. Ka shënuar 18 gola dhe ka kontribuar me 17 asistime në 33 ndeshje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm