Barcelona ka pasur një ndeshje të vështirë në udhëtim te Sevilla, ndërsa një pikë e mori vetëm falë Leo Messit.
Sevilla krijoi epërsi prej 2 me 0 përmes Vasquezit dhe Murielit, përderisa Barcelona ishte pa Messin deri në minutën e 58.
Me inkuadrimin e tij ndërroi edhe efikasiteti në lojë. Në minutën e 88 për 2 me 1 shënoi Luis Suarez, kurse një minutën më vonë ishte Messi që shënoi golin e barazimit pas asistimit nga Coutinho.
Në vendin e parë Barcelona tani ka 76 pikë, kurse Sevilla në vendin gjashtë ka 46 pikë.
Artikuj të ngjashëm