Sport

Barcelona barazon me Sevillan

Barcelona ka barazuar 1:1 me Sevillan sonte në xhiron e 18-të të La Ligas spanjolle.

Alejandro Gomez (32’) realizoi për Sevillan, ndërsa për Barcelonën barazoi Ronald Araujo (45’).

Sevilla mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 64-të, pasi u përjashtua me karton të kuq Jules Kounde.

Në ndeshjen tjetër sonte, Villarreali triumfoi 5:2 në shtëpi ndaj Alavesit.

Pas 18 xhirove, Reali kryeson me 43 pikë, tetë më tepër se Sevilla që zë vendin e dytë. Real Betisi është i treti me 33 pikë. Barcelona ndërkohë është e shtata me 28 pikë.

https://streamff.com/v/9BHRdt

https://streamff.com/v/hRGhkX