Barcelona ka vazhduar me fitore në La Liga. Të dielën në “Camp Nou”, katalunasit fituan derbin ndaj Sevillas me shifrat 1:0.
Golin e tri pikëve për Barçën e shënoi talenti Pedri.
Mesfushori spanjoll pas një lëvizje të bukur jashtë zone, me një goditje të fuqishme shënoi në minutën e 72-të.
Ai realizoi pas asistimit të Ousmane Dembeles.
Barcelona e dominoi këtë takim duke krijuar edhe shumë raste shënimi.
Edhe
Barcelona fiton derbin e Spanjës
Me këtë fitore Barcelona renditet në pozitën e dytë me 57 pikë nga 29 ndeshje.
Nga 57 pikë i kanë edhe Atletico Madridi që është në pozitën e tretë dhe Sevilla në vendin e katërt. Barça ka një ndeshje më pak të luajtur.